Inertet derdhen pranë lumenjve/ Situatë alarmante në fshatrat e Tiranës

Mos i humb

Pak kilometra larg qendrës së Tiranës pirgje dhe grumbuj me inerte po shkatërrojnë mjedisin.

Në fshatin Stërmas dhe rrugës për në fshatin Picallë shihen pamjet e trishtueshme ku janë krijuar grumbuj inertesh që ndotin lumin dhe shkatërrojnë ekosistemin.

Duke vazhduar 10 km më tutje në fshatin Arbanë ofrohet e njëjta pamje.

Në këto fshatra përreth Tiranës ndodhen shumë nyje betonieresh dhe është një pikë kyçe për kamionat me lëndën e parë të ndërtimit dhe transportin e tyre.

Disa prej pirgjeve të inerteve duken të porsakrijuara, ndërsa të tjerat kanë filluar edhe dekompozimin.

Policia e Shtetit dhe IKMT janë dy organet kompetente, të cilat nuk duhet të lejojnë kryerjen e kësaj veprimtarie, e cila konsiderohet krim mjedisor, ndërsa përgjegjësit duhet të dënohen sipas ligjit.

Inertet janë të rrezikshme gjithashtu edhe për lëndët kimike që përmbajnë dhe mund të shkatërrojnë toka bujqësore apo edhe të ndotin ujërat nëntokësorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit