“Tapë” në timon, burri përplas makinën e 34-vjeçares dhe e kërcënon

Mos i humb

Një person është arrestuar në Elbasan pasi shkaktoi një aksident dhe më pas kërcënoi drejtuesen e makinës që përplasi. I arrestuari është D. XH. 51 vjeç.

Duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ai u përplas me një mjet tjetër që drejtohej nga A. G. 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas aksidentit ai ka zbritur nga makina dhe e ka kërcënuar 34-vjeçaren.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosja”, shtetasin D. XH., 51 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasja A. G., 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe pas përplasjes së mjeteve e ka kanosur me fjalë 34-vjeçaren.

35-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit