Protestuan para rafinerisë, procedohen penalisht naftëtarët e Ballshit

Mos i humb

Policia e Fierit njofton se ka proceduar disa naftëtarë të Ballshit, pais protestun para rafinerisë.

Policia njofton se ka shoqëruar 9 naftëtarë, nën akuzën e grumbullimit të paligjshëm dhe prishjes së qetësisë publike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit:

G.M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrjen kryesore të  KPTHN-Ballsh, janë grumbulluar përpara uzinës  bashkë me disa ish-punonjës të tjetë të kësaj uzine, dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit