Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit

Mos i humb

Gjykata Speciale ka refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas një dokumenti të publikuar nga mediat vendase bëhet me dije se Gjykata Speciale refuzimin e kërkesën e arsyeton me frikën e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë.

Në dokument jepen edhe arsye të tjera si pasiguria dhe frika e dëshmitarëve të rastit. “Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, citohet në dokument.

Ish-Presidenti Hashim thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndodhen në qelitë e paraburgimit në Gjykatën Speciale prej vitit të shkuar. Ata akuzohen për krime lufte, krime kundër njerëzit dhe kërkesa e tyre për lirim me kush është refuzuar disa herë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit