Sekuestrohen 22 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Janinë, nga policia kufitare e Filatit në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Nga policia është ndaluar një automjet që transportonte dushe.
Brenda një prej dusheve është gjetur një çantë që përmbante 4 pako me 21 kg 900 gram marijuanë.
Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, drejtues i mjetit.
Sipas informacioneve, mjeti rezulton i marrë me qira në Greqi.
Ndërkohë janë sekuestruar 300 euro dhe 1 celular.





