27 vjeçarit i plasi tritoli në duar, dy pistat kryesore të hetimit

Mos i humb

ELBASAN-Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja tragjike e 27 vjeçarit në Elbasan një ditë më parë, pasi pasi i shpërtheu në dorë një sasi lënde plasëse.

ABC mëson se në lidhje me këtë ngjarje të rëndë grupi hetimor po heton në dy pista kryesore.

Një nga pistat e hetimit për vdekjen e 27-vjeçarit Erion Rexhepi, në Cërrik, është se i riu e ka gjetur lëndën plasëse në rrugë, sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa pista tjetër është ajo e përdorimit të tij si i paguar për të kryer një atentat.

Ndër të tjera mësohet se mina me telekomandë ka pasur të paketuar një sasi prej 250 gr lënde shpërthyese C 4, e cila dyshohet se do të përdorej për një atentat të dështuar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, ku shtetasit Erion Rexhepi., 27 vjeç, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit