Kapen 37 kg kanabis në kufi me Greqinë, shoferi shqiptar arratiset

Mos i humb

37 kg kanabis janë sekuestruar Janinë, në kufirin greko-shqiptar.

Mësohet se në aksin Konice-Janine, policia ka pikasur një automjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe i ka bërë shenjë për të ndaluar.

Drejtuesi ka shtuar shpejtësinë duke kryer manovra të rrezikshme, ndërkohë që policia vazhdoi ndjekjen dhe disa minuta më vonë gjeti mjetin të braktisur.

Gjatë kontrollit në mjet u gjeten dhe sekuestruan 10 pako me 36 kg e 900 gram marijuanë, ndërsa u identifikua drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar, i cili u shpall në kërkim.

Ky i fundit arrite të largohej, duke u favorizuar edhe nga errësira.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit