TIRANE– Katër persona janë arrestuar nga Prokuroria e Tiranës për publikimin e rrogave dhe të dhënave personale të mbi 650 mijë qytetarëve shqiptarë.
Të arrestuarit janë Eni Qirjako dhe Andi Agaraj specialistë të IT te AKSHI, si dhe Klodian Sota dheEndri Ikonomi punonjës të subjekteve private.
Në një deklaratë për mediat drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tregoi edhe rolin që kanë pasur të arrestuarit në publikimin e listës me të dhënat personale të qytetarëve.
Imeraj deklaroi se specialistja e IT e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj, i cili më pas e ka shitur atë te kompanitë private të përmbarimit.
Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj tha se do të hetohet çdo subjekt hetohet deri në fund për të zbuluar dhe qëllimin e përdorjes së këtyre të dhënave.


