Kultivonin e shpërndanin drogë në qytetin e Malagas, shkatërrohet grupi shqiptar në Spanjë, në pranga 15 persona. Sekuestrohen mijëra bimë, para e makina

Mos i humb

Një operacion anti-drogë ka kulmuar me arrestimin e 15 shqiptarëve që dyshohet se kishin mbjellë marihuanë në një provincë të Malagas.

Hetimi i kryer nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile, ka përfshirë ndërhyrjen e 3696 bimëve të fazave të ndryshme të rritjes dhe 167 kg fara.

Hetimet filluan në maj të vitit të kaluar, pasi në një shtëpi në Coin, u gjet një sasi e konsiderueshme droge.

Agjentët, arritën të binin në gjurmët e shtëpisë për shkak të erës së fortë që lëshonin bimët. Sipas policëve, 15 anëtarët e organizatës, të gjithë shqiptarë shpërndaheshin në lokacione të ndryshme në qytet dhe kultivonin drogën.

Njëra nga shtëpitë përdorej si tharëse për marijuhanën që kultivohej në plantacionet e tjera.

Nga operacioni u sekuestruan gjithsej 3696 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes, 167 kilogramë sytha marihuane, 6336 euro para të gatshme, 3 automjete dhe 1 detektor të sistemit GPS.

Hetimi është drejtuar nga Gjykata e Udhëzimit numër 3 të Coín, e cila dekretoi hyrjen në burg të përkohshëm të 15 të arrestuarve. Ky operacion është kryer nga agjentë që i përkasin kompanisë Coín Civil Guard dhe Fuengirola Udyco.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit