Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka treguar kriterin që duhet të plotësojnë aplikantët për drejtuesin e ri të Teatrit të Operas dhe Baletit.
Margariti zbulon se në cv e kërkuar është renditur edhe një master në ekonomi, në mënyrë që drejtuesi i ri të jetë jo vetëm një artist i mirë, por edhe një menaxhues i mirë dhe të përthithë sa më shumë fonde.
Ky është një standard sipas saj që do të vendoset në çdo institucion.
Konkurrimi për TOP, master në fushën e ekonomisë. A është kjo një qasje, që duke qenë jo vetëm njerëz të artit, por edhe menaxhues të mirë.
“Ka qenë kjo mendësia për të hartuar kriteret. Në krye të institucioneve tona duhen menaxherë të mirëfilltë.
Këto janë kritere të pëlqyeshme, por kemi nevojë për frymën e re, thithjen e fondeve, për t’u shkëputur nga fryma e thithjes së parave të buxhetit.
Në punën e riformatimit, do të shohë statutin, rregulloren dhe formimin e TOB”, tha Margariti.


