Asambleisti i LDK-së, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Sokol Havolli, përmes një statusi në Facebook ka reaguar për kërkesën e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për menaxhimin e shtyllës në hyrje të Prishtinës, derisa shkruan ai se vendosja e flamurit të Kosovës tek rrethi në Prishtinë, e bënë të panevojshme thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për ta rregulluar këtë çështje.
Por ai ka thënë se kjo ngjarje e shfaqë jo kompetencën e kryetarit të Prishtinës.
Për më tepër Havolli shkruan se e Ahmeti nuk është në gjendja ta menaxhojë as një shtyllë të flamurit.
Postimi i plotë i asamblistit Havolli:
Flamuri i Republikës së Kosovës po vendoset nesër tek rrethi nga Protokolli i Shtetit.
Kjo e bënë të panevojshme seancën e jashtëzakonshme për rregullore, por propozimin për të rregulluar këtë çështje do ta procedoj në një nga seancat e rregullta.
Megjithatë, kjo ngjarje e shfaqë edhe njëherë jokompetencën e Kryetarit të Prishtinës.
Kryetarit Ahmeti nuk është në gjendje të menaxhojë një shtyllë flamuri të ndërtuar nga Komuna. Nesër do të ndërtohet një shtyllë e re.
Ndoshta edhe kjo është mënyra që z. Ahmeti funksionon. Në këtë mënyrë para dy vitesh kisha vendosur për të ripërtrirë fotografinë e Presidentit Ibrahim Rugova në Sheshin Zahir Pajaziti. Përkundër tentativës për të bllokuar vendosjen pasi që e hoqëm fotografinë e vjetër, ishin qytetarët ata që na mbrojtën në vendosje kundër inspektorëve të porositur nga Shpendi./Kosova Post/