Operacioni i SPAK dhe Policisë së Shtetit, reagon ministri i Brendshëm: Asnjë kompromis me krimin e organizuar. Do t’i presim…

Mos i humb

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit për arrestimin e disa emrave, pjesë e 8 grupeve kriminale në disa qarqe.

Pasi përgëzon Policinë dhe SPAK, Çuçi deklaron se asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën dhe se do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë.

“8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar.

Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”.

Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të.

Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”, shkruan ministri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit