SHBA, situatë emergjente nga përmbytjet në Kentaki, edhe fëmijë mes 25 viktimave

Mos i humb

Numri i të vdekurve për momentin është 25, mes të cilëve 6 fëmijë. Shtëpi, ferma, rrugë janë të pushtuara nga uji i furishëm. Pjesa më e madhe e Kentakit ka qenë në emergjencë të plotë që nga nata e së mërkurës 27 deri të enjten 28 korrik.

Guvernatori i shtetit, Andy Beshear, paralajmëron: “Për fat të keq, bilanci i humbjeve është i përkohshëm.

Në këtë moment po luftojmë edhe për të arritur tek vendet më të prekura. Mes viktimave ka edhe fëmijë. Kemi humbur gjurmët e familjeve të tëra”.

Presidenti Joe Biden shpalli një “gjendje të fatkeqësisë natyrore” në 13 qarqe të Kentakit, duke siguruar një fond federal për autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare të përfshira në përpjekjet për ndërtimin e qendrave të pritjes.

Janë mobilizuar zjarrfikësit, ushtarët e Gardës Kombëtare, njësitë e mbrojtjes civile. Shumë njerëz u strehuan në çatitë e shtëpive.

Deri më tani, të paktën 50 njerëz janë shpëtuar duke përdorur helikopterë dhe të paktën 300 gomone dhe varka. Imazhet dhe dëshmitë janë tronditëse.

Autostradat në Kentakin lindor janë kthyer në përrenj, duke nxjerrë jashtë kontrollit makinat. Në qytete, të paktën 23,000 përdorues mbetën pa energji elektrike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit