Tensionet në veri të Kosovës, Stoltenberg takon Kurtin: Të gjitha palët duhet të përmbahen dhe të mbështesin dialogun nën ndërmjetësimin e BE-së

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë me dije se sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Kam folur me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të pranisë së misionit tonë KFOR.

Të gjitha palët duhet të përmbahen, të shmangin lëvizjet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka theksuar se do të mbetet në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit