Zbulohet emri i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Arben Kingji do pasojë Bajram Begajn në postin e lartë

Mos i humb

Gjeneral Brigade Arben Kingji pritet të jetë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Mësohet emri i gjeneral Kingjit është bërë me propozim të Kryeministrit Edi Rama, siç e kërkon ligji ndërsa Presidenti Bajram Begaj pritet të dekretojë Gjeneralin në detyrën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare, detyrë të cilën deri në qershor e mbante vetë.

Gjeneral Brigade Arben Kingji deri më sot mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Yllin e gjeneralit, Kingji e ka marrë dy vite më parë ndërsa mbante detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Më parë ai ka ushtruar edhe detyra të tjera si atashe ushtarak në Rumani. Gjeneral Brigade Kingji ka mbajtur edhe detyrën e komandantit të Kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Një ndër emrat e përfolur se do të pasonte shefin e saj Bajram Begaj në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura ishte dhe Gjeneral Majore Manushaqe Shehu. Aktualisht gjeneral majorja mban detyren e zëvendësshefes së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneralja me dy yje sot mban gradën më të lartë në Forcat e Armatosura Shqiptare.  Ajo shkruajti historinë e ushtrisë shqiptarë duke u graduar si gjeneralja e parë shqiptare deri më sot.

Nga burime të besuara se në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes nesër do të organizohet ceremonia e marrjes së detyrës nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Arben Kingji.

Në fakt në hierarkinë e Forcave të Armatosura nuk është më çudi që një gjeneral me një yll si Kingji të jetë epror i gjeneralmajores me dy yje Manushaqe Shehu.

Edhe më parë në këtë post ka pasur precedentë të tillë, madhe edhe disa kolonelë kanë pasur në varësi gjeneralë brigade sipas postit që kanë mbajtur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit