“Kam folur me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të pranisë së misionit tonë KFOR.

Të gjitha palët duhet të përmbahen, të shmangin lëvizjet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka theksuar se do të mbetet në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën.