Shpiragu, Tabaku: Lajm shpresëdhënës

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e cilësoi si shpresëdhënës lajmin për mundësinë e një reserve nafte në zonëne Shpiragut, por ngriti shqetësimin për menaxhimin e kësaj pasurie.

“Lajmi aq shumë shpresëdhënës për ekonominë tonë është mundësia e një rezerve nafte në zonën e Shpiragut. Një oportunitet që prej dekadash a më shumë mban shpresat e Shqipërisë varur, sidomos duke pasur parasysh mundësitë dhe përfitimet ekonomike për vendin. Lajm të cilin vit pas viti e kemi festuar e gëzuar po aq sa dhe hapja e negociatave, po përtej ironisë e gëzimit besoj do jetë një mundësi e mirë dhe për të parë se si mund të kemi një model ndryshe të menaxhimit të burimeve natyrore e pasurive kombëtare”, tha Tabaku.

Sipas saj, Duke pasur parasysh se si është keqmanaxhuar, vjedhur dhe zaptuar pasuria e një prej burimeve më të mëdha të Europës në Patoz Marinzë, secili ka të drejtë të pyesë se si do menaxhohet zbulimi i pritshëm.

“Shqipëria e bekuar nga Zoti me pasuri të shumëllojshme nuk ka pasur asnjë përfitim në kuptimin material dhe mbi të gjitha ekonomik. Premtime ka pasur pa fund! Zotime politike padyshim pafund! Por realiteti gjithnjë ka çeduar e asnjë përfitim nga porte e aeroporte të përqendruara në pak duar, as nga karburanti e minerale”, theksoi ajo.

Tabaku vuri në dukje se shfrytëzimi i kësaj pasurie kombëtare duhet të sjellë të ardhura në buxhet përmes rentës.

“Prandaj shpresojmë që renta të mos ketë fatin e kromit që është përjashtuar e shfrytëzimi i asaj pasurie kombëtare nuk sjell asgjë as në buxhetin e shtetit as atë lokal. Nuk ka nevojë për ligjërime me patos e pasion për Shqipërinë, po kushdo që ka privilegjin e vendimmarrjes ta tregojë me shembuj dashurinë për vendin”, tha më tej Tabaku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit