Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se kërkesë ultimative e kahershme e BE-së se ka qenë që gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë vetingun, duhet t’i nënshtrohen procedimit penal/pasuror prej SPAK-ut.
Alibeaj reagoi pas deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në Këshillin e Integrimit Europian, i cili pyeti drejtuesin e SPAK, Altin Dumani se “çfarë ndodh me prokurorët dhe gjyqtarët që nuk e kaluan vetingun”.
“Dikush duhet t’ia kujtoj Bledi Çuçit dhe deputetëve të tjerë, aty në Këshillin e Integrimit, se së bashku votuan, 1 javë më parë ligjin e amnistisë, me anë të së cilës, ndër të tjera, amnistojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët”