Basha nga Forumi i Delfit: Marrëdhëniet me SHBA, prioritet për të gjithë shqiptarët

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë sot në panelin me temë “Ndryshimi i Madh” të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi.

Në fjalën e mbajtur në këtë forum, Basha tha se “Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë një kapërcim gjigant në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenien e qytetarëve me ndihmën e teknologjisë dhe inovacionit”.

“Shembujt e suksesit nga vende të krahasueshme me ne janë inkurajuese, por me vizionin e duhur, shqiptarëve do t’u jepet mundësia të përfitojnë nga këto zhvillime marramendëse që ofron teknologjia sot. Ndërsa në fushën e sigurisë dhe gjeopolitikës, forcimi i marrëdhënieve me partnerin tonë strategjik, SHBA, mbetet prioritet për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në mënyrë që progresi dhe arritjet e fituara me aq mund të mos kërcënohen dot nga asgjë”, tha ai.

Sipas Bashës, “Shqipëria ka mundësi të shumta, vende dhe investitorë të huaj kanë interes, por ata duan mundësi investimi, luftë kundër korrupsionit dhe kushte të favorshme”.

“Ne kemi një potencial njerëzor që sot kërkon mundësi jashtë vendit, pasi Shqipëria ofron pak alternativa punësimi dhe zhvillimi dhe ato janë për njerëzit e lidhur me pushtetin dhe bizneset e tyre. PD po përfundon ofertën e saj për qeverisjen e re, për mundësitë e reja të zhvillimit, punësimit dhe kushteve për investime, ku konkurrenca dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë në qendër të saj. Tranzicionit të gjatë të Shqipërisë po i vjen fundi. Një epokë e re zhvillimi dhe mirëqenieje shtrihet përpara nesh”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit