Policia ndihmon 2 turistë lituanezë në Gjirin e Anglezit në Karaburun

Mos i humb


Policia Kufitare Himarë iu erdhi në ndihmë 2 turistëve lituanezë të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit në Karaburun.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Vlorë mori njoftim për 2 turistë lituanezë që ishin duke bërë ecje në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”. Ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t’iu ardhur në ndihmë turistëve.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit