“Lufta tregtare”, Kina i kundërpërgjigjet SHBA-ve

Mos i humb

Kina ka njoftuar se do të vendos 25 për qind tarifa ndaj 106 produkteve me origjinë amerikane në kundërpërgjigje të 25 për qind tarifave shtesë në vlerë prej rreth 50 miliardë dollarësh ndaj 1.300 produkteve me origjinë kineze të paralajmëruara nga SHBA-të.

Sipas një deklarate nga Ministria kineze e Tregtisë, rritja e tarifave në fjalë përfshinë 106 produkte në mesin e të cilëve bëjnë pjesë viski, puro, duhani, mishi i lopës, plastika, pajisjet elektrike, substancat kimike dhe mjetet ajrore.

Ministria bëri të ditur se koha e hyrjes në fuqi të masës së re do të bëhet e ditur më vonë.

Në deklaratë po ashtu theksohet se SHBA ka rrezikuar interesat ekonomike dhe sigurinë e Kinës duke shkelur rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), ndërsa Pekini zyrtar do të mbrojë të drejtat dhe interesat legjitime sipas parimeve themelore të OBT-së.

Ky hap i Kinës vjen pasi SHBA më herët publikoi një listë të rreth 1.300 produkteve me origjinë kineze kryesisht nga sektori i mbrojtjes, aviacionit dhe prodhimit, ndaj të cilave do të vendosen tarifa doganore shtesë prej 25 për qind.

Në listën e publikuar nga Washingtoni janë përfshirë produkte të ndryshme, përfshirë reaktorët bërthamorë, komponimet e toriumit dhe uraniumit, hekuri, çeliku, alumini dhe aliazhet që përmbajnë këto metale, turbinat e gazit, furrat, makinat për lëngëzim të gazit dhe ajrit, fermentet laktike, si dhe disa barna dhe vaksina.

Ndërkaq, më parë, Pekini zyrtar paralajmëroi tarifa nga 15 deri në 25 për qind ndaj 128 produkteve të importuara nga SHBA në vlerë prej 3 miliardë dollarësh si kundërmasë ndaj tarifave amerikane në importet e çelikut dhe aluminit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit