Konferencë e përbashkët për media, Erdogan-Putin-Ruhani

Mos i humb

Presidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit, Recep Tayyip Erdogan, Vladimir Putin dhe Hasan Ruhani, theksuan rëndësinë e integritetit territorial të Sirisë pas një samiti trepalësh që mbajtën në Ankara në lidhje me krizën në Siri.

– Erdogan kërkon mbajtjen e distancës nga të gjitha grupet terroriste në Siri

Në një konferencë të përbashkët për media, presidenti Erdogan deklaroi se integriteti territorial i Sirisë varet nga mbajtja e distancës së njëjtë ndaj të gjitha grupeve terroriste.

Erdogan tha se Turqia po përmbush përgjegjësitë e saj me kujdesin e nevojshëm në zonat e de-eskalimit në Siri.

“Humbës nga kriza dhe konfliktet është populli sirian ndërsa të gjithë e dimë shumë mirë se kush janë fituesit”, u shpreh ai.

Duke folur për samitin, presidenti turk tha se udhëheqësit diskutuan hapat që do të ndërmerren në ditët e ardhshme për të zgjidhur krizën siriane. “Qëllimi kryesor i samitit trepalësh është të rindërtojë një Siri ku mbizotëron paqja”, u shpreh ai.

Samiti i parë trepalësh u zhvillua në Sochi të Rusisë më 22 nëntor të vitit 2017 për të diskutuar përparimin e bërë në bisedimet e paqes në Astana dhe për ndryshimet në zonat de-eskalimit në të gjithë Sirinë. Presidenti turk tha se samiti i dytë është duke u zhvilluar në Ankara ndërsa shtoi se i treti do të mbahet në Teheran.

“Turqia nuk do të ndalet derisa të sigurohen të gjitha rajonet nën kontrollin e PYD/PKK-së, përfshirë Munbixhin. Ne kurrë nuk do të lejojmë që Siria apo rajoni ynë të sulmohen nga disa grupe terroriste”, deklaroi Erdogan.

Ai shprehu gatishmërinë e Turqisë për të ndërmarrë veprime në qytetin verior të Sirisë Tal Rifaat së bashku me Rusinë dhe Iranin, për të siguruar një ambient paqësor për banorët e rajonit.

Erdogan poashtu bëri thirrje deri tek komuniteti ndërkombëtar që të mbështesë një zgjidhje politike për krizën siriane.

– Putin: Turqia, Rusia, Irani në favor të sovranitetit territorial të Sirisë

Nga ana tjetër, presidenti rus Putin tha se në takim janë shkëmbyer mendime rreth normalizimit të përhershëm të gjendjes në Siri.

“Vendimi i përbashkët i Turqisë, Rusisë dhe Iranit është në favor të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë”, tha presidenti rus.

Duke theksuar rëndësinë e këtij qëndrimi parimor, Putin tha se disa qarqe janë përpjekur të nxisin konflikte sektare dhe etnike dhe ta ruajnë potencialin konfliktuoz në Lindjen e Mesme.

Ai nënvizoi se tri vendet kanë vendosur ta rrisin bashkëpunimin me të drejtimet dhe se kanë dëshmuar se formati i bisedimeve të Astanas për Sirinë ka qenë produktiv.

Presidenti rus deklaroi se dhuna në Siri është zvogëluar në masë të madhe në saje të bashkëpunimit Rusi-Turqi-Iran, duke shtuar se forcat themelore të organizatës terroriste DEASH ka pësuar disfatë ndërsa edhe forcat ushtarake të organizatave të tjera terroriste kanë pësuar dëme.

Ai e cilësoi si të qëlluar propozimin e homologut turk Erdogan për dërgim emergjent të ndihmave humanitare në Siri.

“Ky propozim është tejet i qëlluar sipas meje. Edhe Ruhani e mbështet këtë. Ne do të zhvillojmë punime në këtë drejtim dhe do të hedhim hapa konkretë”, theksoi Putin.

Putin po ashtu u shpreh se krahas aktiviteteve për zgjidhje politike në Siri, është e nevojshme që të garantohen edhe kushte për jetë normale për njerëzit në këtë vend.

I pyetur rreth helmimit të ish-agjentit Sergey Skripal në Britani të Madhe dhe një kërkimfalje të mundshme nga ana e Britanisë, Putin tha: “Në fakt, nuk presim asgjë. Shpresojmë të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe presim të mos vazhdojë tutje ky dëm që i është bërë marrëdhënieve tona ndërkombëtare”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit