Merkel më 27 prill do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Uashington

Mos i humb

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 27 prill do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Washington, në kuadër të së cilës do të takohet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, deklaroi se liderët e SHBA-ve dhe Gjermanisë do të bisedojnë për çështje bilaterale, si dhe për sfidat e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Informacionin mbi vizitën e Merkelit e konfirmoi edhe Shtëpia e Bardhë, e cila njoftoi se në Washington tre ditë më herët, më 24 prill, do të qëndrojë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Macron dhe Merkel këmbëngulin që të ruajnë marrëveshjen për programin bërthamor iranian, të cilën në vitin 2015 e arritën fuqitë botërore me Teheranin, transmeton aa. Trump u kërcënua se do të tërhiqet nga kjo marrëveshje deri më 12 maj “përveç nëse nuk rregullohen mangësitë serioze”.

Paralajmërimi i Trumpit se do të vendos tatime mbi importin e çelikut dhe aluminit shkaktoi tensione me Bashkimin Evropian, ndërsa veçmas me Gjermaninë. Macron dhe Merkel dëshirojnë të sigurohen nëse SHBA-të përjashtojnë BE-në nga këto tatime. /KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit