Merkel dhe Lavrov biseduan për Sirinë

Mos i humb

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin është takuar me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, për të biseduar për ngjarjet e fundit në Lindjen e Afërt dhe në Siri, njoftuan zyrtarët.

Lavrov dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë ruse, Valerij Gerasimov, vizituan Berlinin pas takimit të ditës së djeshme me homologët izraelitë në Tel Aviv.

“Bisedat në masë të madhe ishin të fokusuara në Lindjen e Afërt veçanërisht për Sirinë. Po ashtu biseduan për përleshjet në lindje të Ukrainës”, tha zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Ulrike Demmer.

Demmer përmendi se takimin e dakorduan javën e kaluar kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Në takim mori pjesë edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit