Kosova e Maqedonia do të nënshkruajnë Kalendarin e Përbashkët Kulturor

Mos i humb

Me ftesë të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po qëndron në Kosovë, në vizitën e tij të parë zyrtare, në cilësinë e ministrit Asaf Ademi, Ministër i Kulturës së Republikës së Maqedonisë, i cili e mori këtë detyrë para një muaji.
Fillimisht Ministri Gashi e uroi homologun e tij nga Maqedonia, Ademi, për marrjen e detyrës duke i dëshiruar mbarëvajtjen në punën dhe arritjen e synimeve.
Gjatë takimit të dy ministrat kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy ministrive në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe atë të së drejtës së autorit, nëpërmjet institucioneve të kulturës, duke krijuar edhe hapësira dhe mundësi për intensifikim e shkëmbimit të aktiviteteve kulturore edhe ndërmjet skenës së pavarur kulturore të të dyja vendeve.

Ministrat u dakorduan që të fillojnë procedurat për përgatitjen e një kalendari të përbashkët kulturor mes Kosovës e Maqedonisë, i cili orientimisht pritet të nënshkruhet në muajin shtator./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit