Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në Përrenjas dhe fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar.
Por si shkak i zjarrit, një familje ka mbetur në qiell të hapur, për shkak të zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në fshatin Rrajcë Fushë në Përrenjas.
Tashmë familja e 56-vjeçarit me inicialet N. Ç., ka ngelur pa strehë, pasi gjithçka u shkrumbua, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga shkëndijë elektrike.
Ndërkohë edhe vet familjarët nuk pretendojnë që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.
© SYRI.net