
Gjatë një organizimi nga Klubi Afarist Frankofon në Kosovë ku në të cilën mori pjesë edhe kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, njoftoj pa së gjithash se Qeveria e Kosovës është duke punuar në hapa të shpejt për uljen e taksave në çdo biznes që do të vijë në Kosovë.
“Orientimi ynë është shumë i qartë, ekonomia e lirë e tregut, mundësia e njërzve që duan të investojnë në Kosovë në mënyrë që Kosovën ta qojm përpara drejt vendeve euroatlantike. Qeveria e Kosovës në mënyrë specifike është duke bërë hapa shumë të mëdhenj në uljen e taksave në çdo biznes dhe çdo biznis potencial që do të vijë në Kosovë. Do të këtë stimulim për punësim, duam të rrisim eksportin, duam që rina e vendit të mos lëshoj Kosovën”, tha Veseli.
Ai më tutje shtoi se liberalizimi i vizave është njëri prej shkaktarëve kryesorë për pengesën e invesitorëve kosovarë në vendet e bashkimit Evropian.
“Kërkojm nga shteti Francës që invesitorët tan të kenë mundësi investimi në shtetin francez, edhe pse e dim qe liberalizimi është pengesë mjaftë e madhe për një hapë të tillë”, u shpreh Veseli./Kosova Post/


