Opozita ushtarake siriane reagon ndaj Sudanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Mos i humb

Fronti Çlirimtar Kombëtar, një nga komponentët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) që vepron në Idlib të Sirisë, ka reaguar ndaj Sudanit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), të cilat kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me regjimin e Asadit.

Në një deklaratë nëpërmjet llogarisë Telegram në median sociale Fronti Çlirimtar Kombëtar ka dënuar përpjekjet e disa vendeve arabe për ta bërë regjimin e Asadit partner ndërkombëtar duke vendosur me të marrëdhënie diplomatike.

“Procesi i normalizimit filloi kur vendet arabe hoqën dorë nga Guta Lindore dhe pjesa jugore. Si Front Çlirimtar Kombëtar, ne e dënojmë këtë hap të rrezikshëm me fjalët më të ashpra”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera në deklaratën ku kritikohet vizita që presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir zhvilloi brenda këtij muaji tek regjimi i Asadit, po ashtu dënohet edhe hapja e ambasadës në Damask nga EBA.

Gjithashtu në deklaratë bëhet thirrje që t’i jepet mbështetje popullit të Sirisë dhe të ndërpritet mbështetja e siguruar për regjimin e Asadit.

EBA më 27 dhjetor vendosi hapjen e ambasadës së saj në Damask pas vizitës që presidenti sudanez zhvilloi në Damask më 17 dhjetor tek regjimi i Asadit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit