Turqi, arrestohen 30 terroristë të DEASH të dyshuar për përgatitje të sulmit

Mos i humb

Të paktën 30 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH u arrestuan në një operacion të kryer nga forcat e policisë turke gjatë 24 orëve të fundit.

Një zyrtar anonim i policisë për AA tha se të dyshuarit u arrestuan gjatë kontrollit të disa objekteve në zonën e Ankarasë.

“Operacioni u nis në bazë të informatave se persona të huaj të dyshuar po përgatisin sulme terroriste para Vitit të Ri në Ankara dhe qytete të tjera”, tha burimi.

Gjithsej 30 të dyshuar u janë dorëzuar institucioneve kompetente turke për ndjekje të mëtejshme, ku të gjithë ishin shtetas të huaj.

Gjatë kontrollit në objekte u konfiskuan një numër i dokumenteve të falsifikuara.

Forcat e armatosura të Turqisë kanë nisur një betejë gjithëpërfshirëse kundër organizatës terroriste DEASH, e cila ka kryer një sërë sulmesh terroriste në të gjithë Turqinë. Në ato sulme, të paktën 300 njerëz humbën jetën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit