Pacolli i shkruan letër shteteve të Quint’it për ndalesën e zyrtarëve kosovarë nga Serbia

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka shkruar letër informimi Bashkimit Evropian dhe shteteve të Quint’it në lidhje me ndalimin nga ana e Serbisë të një zyrtari të shtetin tonë.


Pacolli ka shkruar në lidhje me ndalimin e nënkryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Boban Stankovic, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës. Pacolli shkruan se kjo është dëshmi që Serbia po punon haptas kundër integrimit të kosovarëve serbë në jetën publike dhe institucionale ne vendin tonë.

Tutje, Pacolli në letër thekson se kjo ka për qëllim futjen e frikës nga Serbia te komuniteti joshumicë serb në dëm të pjesëmarrjes active në jetën publike dhe institucionale. Po ashtu, Pacolli i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë për parandalimin e rasteve të tilla.

Iu kujtojmë se ndalimi i Stankovic vjen pak kohë pas ndalimit edhe të Slobodan Petrovic, deputet i Kuvendit të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit