A financohen VV-ja dhe Albin Kurti nga Irani? Cila është lidhja me Putinin?

Mos i humb

Konferenca e sotme e presidentit Thaçi ishte paraparë të ketë si temë zhvillimet e fundit për deportimin e turqve, por mori një rrjedhë tjetër pas pyetjeve nga gazetarët.

Thaçi u pyet për akuzat e Kurtit që pretendonte se presidenti kishte njohuri për deportimin e turqve nga Kosova. Pas kësaj pyetje, presidenti vendit i renditi disa pyetje të tjera që sipas tij duhet t’i bëhen VV-së dhe Albin Kurti.

Ai pati akuza se Vetëvendosja financohet nga Irani.

Madje tha se ka lidhje me njerëzit e Putinit në Ballkanin Perëndimor.

“Pyeteni atë kush janë ata individë nga Irani që ia financojnë partinë. Nëse nuk mundet as ai të përgjigjet, le të pyet Glaukun ose familjarët e tij. Gjithashtu lideri i Vetëvendosjes duhet të përgjigjet për lidhjet që ka krijuar me njerëzit e Putinit që i kanë instaluar në Ballkanin Perëndimor, dhe takohet nganjëherë me ta”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.

Presidenti nuk u ndalë me kaq. Akuzoi Kurtin se ka qëndrime të njëjta si në Beograd.

Përmendi edhe Konferencë e Rambujesë.

“Sa i përket liderit të Vetëvendosjes, nuk po i hiqet nga obsesioni emri im. Agjenda e tij qe 20 vite përputhet me Beogradin. Duke filluar nga Konferenca e Rambujesë e tutje”, ka thënë Thaçi në konferencën për media.

Ndaj këtyre akuzave reagoi i pari deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla.

Ky i fundit tha se nga dështimet e fundit, “Thaçit i ka humbur busulla”.

Këto akuza janë më të rëndat që ndonjëherë Thaçi ia ka bërë VV-së. Debatet e tij me këtë parti sa ka qenë kryeministër ka qenë të shpeshta./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit