Haradinaj kërkon hetim për largimin e pjesëtarëve të FETO/PDY-së nga Kosova

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse hetim dhe raportim me shkrim për zhvillimet rreth ndalimit, revokimit të lejeqëndrimit dhe të deportimit të gjashtë shtetasve turq, pjesëtarë të FETO/PDY-së nga Kosova.

Kryeministri Haradinaj, në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për diskutimin e gjendjes së përgjithshme të sigurisë në vend.

Pas këtij takimi, Haradinaj tha se sot ka vendosur që të kërkojë hetim dhe raportim nga të gjitha mekanizmat që ishin të përfshirë në deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

“Kam kërkuar nga institucionet përgjegjëse, pra një hetim dhe një raportim me shkrim për zhvillimet rreth ndalimit, revokimit të lejeqëndrimit dhe të deportimit të shpejtë dhe të fshehtë të gjashtë shtetasve turq”, tha Haradinaj

Haradinaj poashtu shtoi se Kosova është një shtet i qetë dhe stabil, ndërsa institucionet e sigurisë janë në përgjegjësitë e veta.

Haradinaj më tej poashtu e vlerësoi si tejet të rëndësishëm që mos të përsëriten veprime të tilla pa njoftuar krerët shtetëror.

“Kam kërkuar që të mos befasohet më Kosova, as vendimmarësit, që mos të përsëritet kurrë një praktikë ku ndodhin veprime të tilla pa informimin, pa lejen e vendimmarrësve, në këtë rast kryetarit të Qeverisë. Kemi një dakordim të tillë nga të gjithë”, shtoi Haradinaj.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me vendimin e tij për të kërkuar lirimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefa dhe drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Driton Gashi, Haradinaj tha se: “Dy vartësit e mi të parë, që i detyrohen komunikimit me mua, në këtë rast drejtori i AKI-t dhe ministri i Punëve të Brendshme, ata e kanë humbur besimin tim, për shkak se nuk më kanë besuar mua ose për një arsye të caktuar se kanë besuar të më informojnë mua për këtë që ka ndodhur. Për këtë arsye edhe kam kërkuar lirimin e tyre. Pra ata të dy janë shkarkuar”.

Duke rikujtuar se emërimi i drejtorit të AKI-t bëhet në mënyrë të përbashkët me vendim të kryeministrit dhe të presidentit të vendit, Haradinaj poashtu u pyet se a janë në pajtim me presidentin për lirimin nga detyra të drejtorit të AKI-t.

“Emërimi i drejtorit të AKI-t bëhet i përbashkët, me dy nënshkrime, ashtu më është konfirmuar, ndërsa procedura e shkarkimit duhet të shihet cila është, por ai e ka humb besimin tim, sepse ai nuk më ka besuar mua. Ai nuk më ka informuar mua për këtë proces. Do të thotë se ai që nga inicimi i shkresës time, nuk është fuqiplotë”, tha Haradinaj, duke shtuar se nga kryeministri iu është marrë besimi dhe se presidenti në këtë situatë do ta jep mendimin e vet.

Kujtojmë se të enjten Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) kishte realizuar një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës.

Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burime të sigurisë, MIT ka kapur gjashtë pjesëtarë të FETO/PDY-së të kërkuar në Turqi përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës. Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjelë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Pas këtij rasti Haradinaj kishte kërkar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit