A LEJOHET JOGA?

Mos i humb

A LEJOHET JOGA

Pyetja: I nderuari profesor, Jusuf ibn Abdullah el-Kardavi, Allahu të ruajt. Ju përshëndes me përshëndetjen islame, e përshëndetja islame është Selami-Paqja: Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju.

Në mesin e të rinjve muslimanë është përhapur një ushtrim i cili njihet me emrin Joga. Ky është një ushtrim i vjetër i cili ka lidhje me Hinduizmin. Ky ushtrim është përhapur mjaftë në mesin e të rinjve tanë. Pyetja ime është: Cili është qëndrimi islam ndaj këtij ushtrimi që e praktikojnë të rinjtë tanë muslimanë? Deri në çfarë niveli mund të ushtrohet kjo praktikë? Presim përgjigjen tuaj, Allahu ju shpërbleftë me të mira për atë që bëni për ne dhe për Islamin.
Dërguar nga: Një musliman kurioz.

Jusuf el-Kardavi

Përgjigja: I tërë falënderimi i plotë i takon vetëm Allahut, përshëndetjet dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij dhe ata që e ndjekin.
Shumë pyesin për ushtrimin që njihet në mesin e njerëzve si Joga. Joga përbëhet nga ushtrime dhe lëvizje trupore të shoqëruara me koncentrim të veçantë mendor dhe spiritual. Joga është ritual i besimit hinduist, me të cilin u afrohen hyjnive të cilat ata i besojnë, të trashëguara që nga kohët më të vjetra. Pasi kjo praktikë apo disciplinë e ka këtë karakter, pra është ritual-adhurim, atëherë nuk është e lejuar për muslimanin që ta ushtrojë ashtu si e ushtrojnë ithtarët e saj, d.m.th., me qëllim adhurimi. Kjo, ngase adhurimet në Islam janë hyjnore, të shpallura nga Zoti, e nuk shpiken nga mendja dhe as që janë produkt i analizave. Nuk i lejohet askuj, pa marrë parasysh çfarë niveli të dijes dhe të devotshmërisë në fe ka arritur, që të shpik ndonji adhurim, apo t’u shtoj adhurimeve islame diçka që nuk është pjesë e tyre. Kush e bën këtë, veprimi i tij konsiderohet bidat-risi në fe, e cila refuzohet. Në hadith të saktë qëndron:”Kush shpik diçka në çështjen tonë (fenë tonë), që nuk i takon asaj, ajo refuzohet”[1], gjegjësisht nuk i pranohet atijn që e bën. Në një hadith tjetër qëndron:”Ruheni nga gjërat e shpikura, ngase çdo bidat (risi e shpikur në fe) është humbje.”[2] Për atë, si mund të lejojë Islami në adhurim dhe ritual që besohet nga ana e ushtruesve të tij se i dedikohet idhujve që adhurohen pos Allahut?! Gjrave të këtilla, Islami ua mbyll plotësisht derën.
Kush i përdor ushtrimet e Jogës, d.m.th., fjala është për lëvizjet e trupit si ushtrime trupore, pa mos patur për qëllim aspektin shpirtëror dhe ideologjik të besimit të tyre, dhe as që ka për qëllim që t’i çinon ata politeistë dhe as t’u përgjasojë atyre, përsëri themi se më mirë, më e sigurtë dhe më e rrugës është që t’i largohet përgjasimit me ta, në veçanti pasi e din bazën idhujtare të këtij ushtrimi. Ky konstatim bazohet në hadithin:”Braktise atë për të cilën ke dyshim, dhe bëne atë për të cilën nuk ke dyshim.”[3]
Islami është shumë i vendosur në ndalimin e përgjasimit me politeistët bile edhe thjeshtë në pamje dhe formë. Për këtë, ka ndaluar që të falet namaz gjatë lindjes dhe perëndimit të diellit, për shkak se adhuruesit e diellit e adhurojnë atë në këto dy kohë. Pra, ka ndaluar që të falemi në këto dy kohë që të mbyllen rrugët e përgjasimit, edhe pse muslimanit i cili fal namaz nuk i shkon ndër mend aspak adhurimi i diellit apo t’i drejtohet diellit me adhurim.
(Fetava Muasire, pjesa 4) prej arabishtes:Bashkim Aliu

[1] Muttefekun alejhi. Hadithin e ka transmetuar Buhariu në Sahih-un e tij, Libri i bërjes së Paqës (nr.2697) dhe Muslimi në Sahih-un e tij, Libri i Gjykimeve (nr.1718). Poashtu, hadithin e ka transmetuar edhe Ahmedi në El-Musned (nr.26033), Ebu Davudi në Sunen-in e tij, Libri i Praktikës Profetike-Es-Sunne (nr.4606) dhe Ibn Maxhe në El-Mukaddime (nr.14) prej Aishes.

[2] Shënimet për burimet e hadithit u dhanë më parë.
[3] Hadithin e ka transmetuar Ahmedi në El-Musned (nr.1723). Verifikuesit e hadithit kanë thënë:”Zinxhiri i transmetuesve të hadithit është autentik-sahih.” Hadithin e a transmetuar edhe Tirmidhiju në Sunen-in e tij, Libri i Përshkrimit të Kijametit… (nr.2518), dhe ka thënë:”Hadithi është i mirë autentik-hasenun sahih.” Poashtu, hadithin e ka transmetuar Nesaiju në Sunen-in e tij, Libri i pijeve (nr.5711), Ibn Hibbani në Sahih-un e tij, vëll.II, fq.498, Hakimi në El-Mustedrek, Libri i Shitblerjeve, vëll.II, fq.15, prej El-Hasen ibn Aliut dhe e ka klasifikuar zinxhirin e transmetuesve të tij autentik, e me këtë është pajtuar edhe Dhehebiju.
Këtë hadith e ka klasifikuar autentik-sahih Albani në Sahihu-l-Xhami’ (nr.3378).
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit