Ratifikohet Konventa për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës

Mos i humb

Komisioni për Politikën e Jashtme miratoi sot projektligjin “Për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës”.

Në mbledhjen e sotme ku u diskutua ky pr/ligj ishte i pranishëm zv/ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta, i cili deklaroi se, “Konventa ka për qëllim sigurimin e efektivitetit të zbatimit të marrëveshjes së përzgjedhjes së Gjykatës, të njohur si forumi i klauzolës efektive ose klauzola e juridiksionit ndërmjet palëve në transaksionet tregtare ndërkombëtare”.

“Nevoja për ta ratifikuar Konventën lidhet me domosdoshmërinë e miratimit të masave të zhvillimit të bashkëpunimit gjyqësor për çështjet civile dhe tregtare me qëllim nxitjen dhe mbështetjen e veprimtarisë së shteteve anëtare në fushën e përmirësimit dhe zhvillimit të klimës së biznesit, marrëdhënieve tregtare dhe nxitjes së investimeve direkte të huaja”, tha Karameta.

Ai theksoi se, “miratimi i aktit është gjithashtu në  përputhje me politikat e qeverisë për të përmirësuar kuadrin ligjor ose rregullator mirëfunksionues në sferën e marrëdhënieve të sipërcituara”.

Relatori i këtij pr/ligji, Blendi Klosi përmendi 3 parimet kryesore mbi të cilat bëhen efektive marrëveshjet për zgjedhjen e gjykatave.

“Gjykata e përzgjedhur duhet të shqyrtojë çështjen parimisht. Çdo gjykatë tjetër që nuk është e përzgjedhur duhet në parim të mos shqyrtojë çështjen. Çdo vendim i marrë nga gjykatat e zgjedhura duhet të njihet dhe zbatohet me shtetet e tjera kontraktuese, përveçse kur ka një motiv refuzimi”, tha Klosi.

Më pas Komisioni miratoi në mënyrë unanime projektligjin.

/r.e/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit