A mund të marr patentën në Shqipëri e ta konvertoj në Itali?

Mos i humb

“Për të konvertuar një patentë shqiptare, para së gjithash, duhet treguar që ajo është marrë në Shqipëri para vendosjes së rezidencës në Itali dhe se kërkuesi i konvertimit të patentës ka një dokument qëndrimi në Itali, leje apo kartë qëndrimi, të vlefshëm.” Kështu i është përgjigjur eksperti italian, pyetjes së një shqptari që jeton në Pisa: ” A mund të shkoj të marr patentën në Shqipëri e më pas ta konvertoj e të qarkulloj në Itali?”, drejtuar tek shqiptariiitalisë.

Kështu, nëse emigranti ka tashmë rezidencën në Itali nuk mund të shkojë në Shqipëri, të marrë atje patentën, më pas të kthehet e të kërkojë konvertimin në Itali.

Kjo theksohet në pikën 5 të marrëveshjes së lidhur mes dy shteteve dhe kujtohet në qarkoren e Ministrisë italiane të transporteve të 29 korrikut 2009 nisur zyrave periferike të Motorizimit Civil: “Nënvizohet se nuk është e mundur të pranohen kërkesat për konvertim të patentave të marra në vendlindje pasi i huaji ka marrë rezidencën në Itali”.

Marrëveshja për konvertimin e patentave shqiptare në Itali ka ardhur në fuqi në 15 gusht 2009 e ishte e vlefshme për pesë vjet, pra deri më 15 gusht 2014. Marrëveshja është përtërirë sërish nga 25 dhjetori 2014 për pesë vjet të tjerë, deri në 25 dhjetor 2019.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit