Gazetari Blendi Fevizu i është futur diplomacisë. Ai është emëruar nga presidenti Hashim Thaçi si konsull i Kosovës në Durrës.
Diplomacia e Kosovës, ndërkaq, është shumë hermetike në dhënien e informacioneve që ngjallin interesin e kujtdo lidhur me faktin se ku do të vendoset kjo seli, numri i personelit, rolit të tyre apo mënyrës se si do të funksionojë, transmetojnë mediat e Shqipërisë.
Mbetet për t’u zbuluar në vazhdim nëse Fevziu e ka marrë shtetësinë kosovare apo se si do të komportohet në qytetin bregdetar Gazetari nuk e ka komentuar ende këtë lajm.