A ndihet në “faj” Haradinaj që Kosovës po i ikë rinia?

Mos i humb

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e pranon se është e dhimbshme të shohësh të rinjtë të ikin nga Kosova, edhe pse thotë ai si kreu i ekzekutivit jam angazhuar që të sjell investitor në Kosovë që rinia të mbesin këtu.

I pyetur nga Kosova Post se a ndiheni në ‘faj’ për pamjet nga Prizreni, ku mijëra të rinj aplikojnë për punë në Gjermani, të rinjtë po ikin nga Kosova derisa ju jeni shefi i qeverisë?, Haradinaj është përgjigjur se vërtet i dhemb ky realitet.

“Të them të drejtën, nuk e di si ta them, por mua po më dhemb kjo gjendje. Unë gjatë këtij viti kam punuar intensivisht me sjell Gjermaninë në Kosovë, e jo rinia të shkojë në Gjermani, pra me sjell kompani e investime. Në Prizren, ku edhe po ndodhë kjo skemë e aplikimeve, ne po përgatisim Parkun Informativ Trajnues, që në fakt është si Park Biznesi në Gjakovë me gamën ekonomike amerikane. Nuk e di si është gjendja me këto oferta, por shpresoj që qytetarët e vendit do të kenë mundësinë të gjejnë vend të punës në Kosovë e jo në shtet tjetër”, u shpreh kryeministrit Haradinaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit