Deputeti Quni përgënjeshtron zërat për mungesën e tij në seancën e djeshme, ja cila është e vërteta

Mos i humb

Deputeti i Lidhjes Demokratike Anton Quni, ka demantuar zërat se mos prezenca e tij e djeshme në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku edhe pritej të votohej Rezoluta e LDK-së, për dialogun që kufizonte të drejtën e presidentit Thaçi të fliste për korrigjim kufijsh, lidhet me ‘urdhrin’ e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit.

Si i “binduri” i klanit “Haziri,  për mos votimin e Rezolutës së LDK-së, kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve, në media është lakuar edhe emri i deputetit Anton Quni dhe duke e ditur natyrën dhe personalitetin e tij, Kosova Post ka kontaktuar përmes telefonit deputetin Quni, i cili ka mohuar se mos prezenca e tij në seancën e djeshme ka të bëjë me “urdhrin” e dikujt.

Ai, madje ka qenë i prerë në përgjigje, derisa është pyetur për mos prezencën e tij në seancën  ku debatohej dhe pritej votimi i Rezolutës së propozuar nga subjekti që ai përfaqëson, LDK-në.

“Pranoj urdhra vetëm nga prindërit e mi”, tha ai, duke shtuar se mos prezenca e tij dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, përkoi me ditën e lutjeve për ata që pushojnë në paqe, por jo të ketë munguar me “urdhrin” e dikujt tjetër

Për më tepër, dje deputeti Quni, në llogarinë e tij në Facebook, kishe postuar disa fotografi me mbishkrimin:

 “Sot, është dita kur familjarët qëndrojnë së bashku në lutjet për të afërmit që nuk janë në mesin tonë. Kjo ditë për një moment na bashkon në lutjet që të respektojmë dhe duam njëri tjetrin. Kjo do të ishte dëshirë e të gjithë atyre që pushojnë në paqe”.

Ndryshe në media është thënë se deputetët e LDK-së, që nuk e votuan dje rezolutën kundër Thaçit,  Anton Quni, Naser Rugova, Naser Osmani dhe Korab Sejdiu, nuk ishin prezentë me paramendim, pasi që ishin ndikuar,”bindur”,  nga nënkryetari i partisë Lutfi Haziri, për të mos votuar Rezolutën kundër Thaçit e cila ishte propozuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike./Kosova Post/

Më poshtë gjeni postimin e plot të Anton Qunit në facebook:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit