A u dekonspirua? Gledis Nano: Operacioni “Plumbi i Artë” po vazhdon

Mos i humb

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë të ditur se operacioni “Plumbi i Artë” në bashkëpunim me SPAK është në zhvillim.

Në një deklaratë për mediat ku njoftoi masat për ndeshjen që do të luhet më 25 maj, Nano konfirmoi vazhdimësinë e operacionit, ndërkohë që SPAK ka lëshuar 32 urdhër-arreste.

Gjithashtu, kreu i policisë tha se po hetojnë nëse operacioni i bujshëm u dekonspirua, pasi “kokat” e krimit nuk janë kapur.

“Ne jemi në operacion e sipër me SPAK . Ne nuk kemi ndaluar pavaresisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit që kemi patur, si gjatë mëngjesit të sotëm, dhe gjatë ditës së djeshme.

Për pjesën e dekonspirimit jemi duke hetuar bashkë me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese për të patur një informacion sa më të saktë se çfarë ka ndodhur dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur, gjithësecili do të mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar operacionin, i kujtdo strukture qoftë”, tha Nano.

“Jo nuk kemi detaje nga mëngjesi, pasi operacioni është aktualisht në zhvillim”, shtoi ai.

Kujtojmë se operacioni “Plumbi i Artë” erdhi pas rrëfimit të Nuredin Dumanit, i cili tashmë ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai u arrestua disa javë më parë, pasi i shpëtoi një atentati në Elbasan.

Dumani ishte një ndër personazhet më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, pasi është autor i disa vrasjeve.

Rrëfimi i tij para hetuesve zbërtheu tetë banda kriminale në vend. SPAK ka lëshuar 32 urdhër arreste, ndërsa 18 persona ndodhen pas hekurave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit