Abdul Aziz! Njeriu që shpëtoi besimtarët nga sulmi terrorist!

Mos i humb

Abdul Aziz është emri i personit, i cili frenoi sulmin brenda xhamisë së Christchurch, duke minimizuar edhe numrin e të vdekurve. Aziz nuk u fsheh si të tjerët kur agresori Brenton Tarrant po qëllonte me armë mbi të gjithë ata që i dilnin para por mori një kartë krediti në dorë dhe i tha: Më ndiq.

48-vjeçari ia doli që të shpëtonte shumë jetë njerëzish duke luajtuar si “macja me miun” me vrasësin e armatosur. Më pas doli duke bërtitur nga xhamia për të shpërqëndruar 28-vjeçarin. Teksa agresori vajti në makinën e tij për të marrë një armë tjetër, Aziz u fut në makinën e tij dhe e trembi me të agresorin.

I pyetur më pas për gjestin heroik që kishte kryer Aziz tha se nuk ndjeu frikë pasi në atë moment nuk po mendonte asgjë veçse besimit në zot. “Allahu mendonte se nuk kishte ardhur akoma koha ime për të vdekur,”-tha ai.

Një masakër me 49 viktima ndodhi në Zelandën e Re, ku u vranë besimtarët mysliman që ishin duke zhvilluar lutjet e së premtes. 28-vjeçar Brenton Tarrant, i armatosur hyri në dy xhami njëra pas tjetrës dhe qëloi mbi të gjithë njërëzit që ndodheshin në to, duke lënë të vdekur 50 prej tyre dhe mbi 40 të tjerë të plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit