Administrata e Trump-it lëviz për shpime masive në det të hapur

Mos i humb

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka ndërmarrë hapa që do të shkaktojnë nxitimin për shpime në det të hapur, një lëvizje që do të anulonte ndalesën e paraardhësit të tij, Barack Obama, për shpime në det të hapur.

Plani i quajtuar “Zbulimi i Naftës në Det të Hapur të Amerikës dhe Potencialit të Gazit” propozon që midis viteve 2019-2024 hapjen për shpim të mbi 90 për qind të zonave në rajonet e SHBA-ve, Arktikut, Paqësorit, Atlantikut dhe Gjirit të Meksikës, midis viteve 2019-2024.

Departamenti i Brendshëm tha se plani pesëvjeçar, nëse miratohet, do të sigurojë eksplorimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit në zonat federale për kompanitë energjetike me “numrin më të madh të lëshimeve të pronave me qira në historinë e SHBA-ve”.

“Përgjegjësia për zhvillimin e burimeve tona energjetike është e rëndësishme për ekonominë tonë dhe për sigurinë e energjisë. Gjëja e rëndësishme është që ne të godasim ekuilibrin e duhur për të mbrojtur brigjet dhe njerëzit tanë, megjithëse Amerika vazhdon të fuqizojë dhe të arrijë dominimin e

energjisë amerikane”, tha Ryan Zinke, sekretar i brendshëm.

Plani, megjithatë, është një goditje e madhe ndaj trashëgimisë mjedisore të ish-presidentit Obama, i cili në dhjetor të vitit 2016 për një kohë të pacaktuar ndaloi shpimin në zonat e mëdha të Arktikut dhe Atlantikut.

Trump, nga ana tjetër, në prill të këtij viti nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke urdhëruar Departamentin e Brendshëm që të rishqyrtojë ndalesën e Obama-s dhe të përgatisë një plan për hapjen e shpimeve në det të hapur.

Një nga kundërshtimet e para kundër planit të propozuar të Departamentit të Brendshëm, erdhi gjatë ditës së djeshme nga organizata mjedisore Sierra Club.

“Trump dhe Zinke po dëgjojnë industrinë që ka financuar fushatat e tyre dhe ka mbushur administrimin e tyre. Zgjerimi i shpimit në det të hapur përballet me një kundërshtim të fortë dypartiak nga komunitetet bregdetare si dhe nga guvernatorët e shteteve duke përfshirë New Jersey-n, Karolinën e Veriut dhe të Jugut, Virxhinian dhe Floridan”, tha Michael Brune , drejtori ekzekutiv i Sierra Club.

Plani i Departamentit të Brendshëm gjatë periudhës pesëvjeçare propozon lëshimin e 19 pronave me qira jashtë brigjeve të Alaskës, 7 në rajonin e Paqësorit, 12 në Gjirin e Meksikës dhe 9 në rajonin e Atlantikut./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit