![]()
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me autobombë ndaj ndërtesës së Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare në provincën Ghazni, në Afganistan.
Zëdhënësi i zyrës së Guvernatorit të provincës, Arif Nuri, në deklaratën për gazetarët tha se ndaj ndërtesës së Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare në qendër të provincës është kryer sulm me autobombë.
Sipas vlerësimeve të para në sulm kanë vdekur të paktën 12 persona, ndërsa 49 të tjerë janë plagosur.
Ai tha se 8 nga të vdekurit janë punonjës të inteligjencës.
Nga ana tjetër në deklaratën e bërë nga Spitali i Ghazni, thuhet se shumica e të plagosurve janë civilë.
Përgjegjësinë mbi sulmin e mori organizata e talebanëve.
Tërhoqi vëmendjen se sulmi ndodhi në një periudhë kur përfaqësuesit e talebanëve dhe zyrtarë të SHBA-ve zhvillojnë negociata rreth procesit të paqes në kryeqytetin e Katarit, Doha.


