Afganistan, 20 pjesëtarë të sigurisë humbin jetën në një sulm të talibanëve

Mos i humb

Të paktën 20 pjesëtarë të sigurisë humbën jetën në një sulm nga militantët talibanë në pikën ushtarake në rrethin Hashrud të provincës Nimruz në Afganistanin perëndimor.

Xhelil Vatandost, zyrtar lokal i rrethit Hashrud, u tha mediave se militantët kryen një sulm të armatosur në pikën ushtarake në zonën Dehmezeng në Hashrud.

Krahas 20 të vdekurve në mesin e forcave të sigurisë, gjashtë ushtarë po ashtu janë zënë rob nga militantët.

Ndërkohë, ende nuk është bërë asnjë deklaratë nga talibanët.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit njoftoi se militantët në 24 orët e fundit kanë kryer sulme në 24 provinca.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit