Filipinet liruan afro 82 mijë të burgosur mes pandemisë së COVID-19

Mos i humb

Filipinet liruan pothuajse 82 mijë të burgosur që nga mesi i marsit për të shkarkuar burgjet e mbipopulluara në vend mes pandemisë së COVID-19.

Shefi i Drejtësisë, Diosdado Peralta në një konferencë virtuale për media tha se 81.888 të burgosur u lanë të lirë nga 17 marsi deri më 16 tetor, raportoi e përditshmja “PhilStar Daily”.

Gjykatat e vendit po mbajnë seanca dëgjimore virtuale për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Gati 46.032 të burgosur u lanë të lirë përmes këtyre gjykimeve.

Filipinet kanë shënuar 365.799 raste me COVID-19 që nga shpërthimi i pandemisë. Vendi i arkipelagut regjistroi ngadalësim të rasteve në 4 ditët e fundit.

Sot vendi raportoi 1.923 raste të reja dhe 132 viktima, duke e çuar numrin e të vdekurve në 6.915.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit