Afganistan, 4 policë të vdekur nga sulmi i talebanëve

Mos i humb

Së paku katër policë kanë humbur jetën gjatë një sulmi të armatosur të talebanëve në provincën afgane Nangarhar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e policisë së Nangarhar-it njoftuan se sulmi është kryer mbi një stacion të policisë në fshatin Gazi Baba, në afërsi të komunës Surhrod.

Afganistani është në një gjendje të thellë krize politike dhe të sigurisë që shihet si luftë për pushtet mes lëvizjes talebane dhe forcave qeveritare.

Sulmet në Afganistan nuk ndalen edhe pas fillimit të negociatave për paqe që delegacionet e kryengritësve talebanë dhe qeverisë afgane filluan nga mesi i shtatorit të vitit të kaluar në Doha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit