Iran, 174 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Mos i humb

Në Iran, 174 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 17.430 raste të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.963.394, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 63.506.

Lari theksoi se 4.138 pacientë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.667.079.

Deri më tani, vendi ka kryer 13.256.820 teste.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit