Afganistan, 7 të vdekur gjatë një sulmi me bombë

Mos i humb

Së paku shtatë civilë kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë në provincën Nimruz, në perëndim të Afganistanit.

Policia e Nimruzit njoftoi se bëhet fjalë për një bombë e cila ishte montuar më herët në një rrugë në vendin Hasrud.

Një njoftimin theksohet se bomba u aktivizua kur në këtë pjesë të rrugës kaloi një automjet me civilë.

Nga sulmi humbën jetën të paktën shtatë civilë, ndërsa një u plagos.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit