COVID-19, numri i rasteve në mbarë botën tejkalon 19 milionë

Mos i humb

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 19 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 19.614.000 raste të koronavirusit.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 4.973.741 raste deri më tani.

Pas SHBA-së renditen Brazili (2.862.761), India (1.967.700), Rusia (871.894), Afrika e Jugut (529.877), Meksika (456.100), Peru (447.624), Kili (364.723), Spanja (352.847), Kolumbia (345.714), Irani (317.483), Britania (307.184), Arabia Saudite (282.824), Pakistani (281.863), Bangladeshi (249.863) dhe Italia (248.803).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 236.112.

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Argjentina (220.682), Gjermania (214.104), Franca (194.029), Iraku (137.556), Filipinet (119.460), Indonezia (118.753), Kanada (118.187) dhe Katari (111.805).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën e kanë humbur 711.622 persona. Ndërkaq, 12.188.295 milionë njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 6.100.493 raste aktive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit