Afganistan, kapet një shtetas gjerman pjesëtar i talebanëve

Mos i humb

Në operacionin e realizuar në qarkun Girishk të provincës Helmand në jug të Afganistanit, është kapur një shtetas gjerman, pjesëtar i organizatës së talebanëve.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit, thuhet se forcat e sigurisë kanë kryer një operacion ndaj talebanëve në rajonin Mir Mendab të Girishkut.

Duke bërë të ditur se gjatë operacionit janë kapur tre pjesëtarë të kësaj organizate, thuhet se njëri prej tyre është shtetas i Gjermanisë.

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se në operacion është shkatërruar edhe depoja e municioneve të terroristëve.

Kjo është hera e parë që në Afganistan kapet një pjesëtar i organizatës terroriste që është shtetas i Gjermanisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit