Dorëhiqet drejtoresha e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Mos i humb

Drejtoresha e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, Hope Hicks (29) dhe njëra nga bashkëpunëtoret më të afërta të presidentit të SHBA-së Donald Trump njoftoi dorëheqjen e saj në këtë funksion.

Këshilltarja disa vjeçare e Trumpit dha dorëheqje një ditë pasi kaloi nëntë orë në dëgjimin e mbyllur të Këshillit të Kongresit për çështje inteligjente, i cili kryen hetimet në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Hicks ishte e katërta që ushtronte detyrën e drejtorit të komunikimit në administratën e Trump dhe kjo është një goditje e re për presidentin, të cilit i është tkurrur rrethi i ngushtë nga dorëheqjet.

Hicks ka njoftuar presidentin e vendit për largimin e saj të mërkurën, ndërsa në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, Trump ka vlerësuar punën e saj në tre vitet e kaluara.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders deklaroi se Hicks do të mbetet edhe disa javë në zyrë, duke mohuar pretendimet se arsyeja për dorëheqjen e saj është dëgjimi disa orësh nga ana e Këshillit të Kongresit për çështje inteligjente.

“Kjo është diçka që ka menduar një kohë të gjatë”, ka thënë Sanders.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit